“Një person që është “non grata” nuk mund të cilësohet partner!” Ky është komenti i Taulant Ballës për bashkëpunimin me Sali Berishën, i cili po përpiqet të rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike.

Balla ka shtuar se shpallja e Berishës “Non grata” është një shërbim që SHBA po i bën Shqipërisë.

“Shpallja non grata nga SHBA është shërbim që i bëhet Shqipërisë. Në Rumani për shembull. Personat Non Grata i kanë bërë keq popullit. Sa kohë jemi aleatë të SHBA ne duhet të besojmë në faktet që kanë bindur Blinken për shpalljen e Berishës Non Grata. Që është firmosur edhe nga Biden se është përfshirë në mekanizmin e sanksioneve financiare kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ne duhet të mbështesim mekanizmat e SHBA në goditjen e korrupsionit të nivelit të lartë. Një person që është non grata nuk mund të cilësohet partner për të çuar para agjendën e integrimit të Shqipërisë. Nuk duhet të harrojnë shqiptarët se pa SHBA do kishim Kosovën e  pavarur. Nuk është qasje servilizmi por partneri real. PD mendoj që është më e madhe se Sali Berisha. Ta bëjë edhe Berisha si Tom Doshi. Të japi dorëheqjen. Zoti Doshi nuk është as në sallë të parlamentit dhe as në Komisione. Berisha mendoj që duhet të mungojë përjetësisht nga salla e Kuvendit.” tha Balla.