Pjesë e takimeve të ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe liderit historik të PD, janë edhe fjala e qytetarëve pjesmarrës. Mes tyre ka spikatur një qytetar me emrin Ilir Amedani që ka deklaruar se është gati të marrë kallashin:

“Jam Ilir Amedani. Në 1991 në Skrapar kam bërë 6 muaj burg për demokracinë. Në vitn 1998 kam bërë burg në incidentin e Azem Ajderit.

Jam Ilir Amedani i 16 shkurtit që sot kam ardhur vetëm për Sali Berishën sepse rezultoj akoma në arrest shtëpie dhe avokatët e partisë mëmë na kanë abandonuar komplet.

Prandaj me dy fjalë Sali Berisha: Jepi gaz sepse të parin që merr kallashin ke Ilir Medanin”

Berisha duke qeshur i përgjigjet: “Me vota….E kemi me vota”