Një vajzë 14-vjeçare ka rënë në një humnerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Lipë të Përmetit.

Anamaria Qirici pas rënies aksidentale nga një lartësi, rreth 50 metra, është gjetur mrekullisht e gjallë pas ndërhyrjes së forcave të emergjencës.

Raportohet se ajo ndodhej me familjen e saj, në një peligrinazh, kur edhe ra në humnerë.

Vajza është dërguar drejt spitalit të Përmetit ku po merr ndihmën e parë.

Pritet të sqarohen rrethanat e ngjarjes së rëndë.