Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë pamjet nga përgatitje për stërvitjen e trupave ushtarake këtë  të dielë në sheshin “Nënë Tereza”. Rama shprehet se Defender Europe 21” këtë herë zbarkon në zemër të Tiranës.

“Defender Europe 21” këtë herë zbarkon në zemër të Tiranës. Forcat ushtarake amerikane dhe shqiptare krah për krah tek “Nënë Tereza” mund t’i shihni të gjithë nga afër të dielën duke nisur nga ora 10:00”, shkruan Rama.

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri, “Defender Europe 2021” është konsideruar ndër të tjera tregues i nivelit të ngushtë të bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve që Shqipëria ka me SHBA. Në të marrin pjesë rreth 6 mijë trupa dhe qindra mjete ushtarake nga SHBA, Shqipëria dhe vende të tjera aleate.