Aksident në Qafëthanë. Një furgon pasagjerësh i linjës Lushnje-Korçë është përplasur me një kamion në vendin e njohur si ‘kataraktet‘ tek lavazhet.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes, nuk ka viktima, por ka të plagosur.

Drejt vendngjarjes janë nisur ambulanca dhe policia. Të lënduarit po marrin ndihmë në spitalin e Prrenjasit. Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.