Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar në orët e para të ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta. POR gjatë orëve të mesditës dhe në vijim parashikohet që vranësirat të shtohen gradualisht, KU gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të sjellin reshje të pakta shiu në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër të vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare. POR pritet që në pjesën e dytë të ditës dhe kryesisht gjatë orëve të pasdites do të kemi shtim të vranësirave në të gjithë territorin, duke sjell reshje në të gjithë Kosovën.

Maqedonia e Veriut

MV në orët e para të ditës do të jetë në dominimin e kthjelimeve, POR herë pas here do të ketë kalime të pakta vranësirash. Ndërsa në orët e mesditës dhe në vijim në MV vranësirat do të shtohen dukshëm, KU vranësirat do të mund të sjellin reshje të pakta dhe të izoluara në Veri të territorit.