Aktori Sokol Ajazi, 36 vjeç, (në foton lart) banues nga Southgate, në veri të Londrës, u arrestua më 1 Prill pasi detektivët e panë atë duke mbajtur një qese të madhe plastike në një Mercedes të drejtuar nga shqiptari tjetër Eduart Hadjini, 38 vjeç (Fotogaleri).

Policia ndoqi automjetin, për ta ndaluar dhe më pas kontrolluar atë.

Një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) tha se pas kontrollit iu gjet “në një ndarje të veçantë të fshehur brenda sediljeve të pasme, një qese plastike. Brenda saj ishte një kilogram kokainë.”

Ajazi ka luajtur në tre filma me metrazh të gjatë, duke përfshirë filmat e vitit 2016 “The Contract and Una” dhe 2011 “Mercenaries” me të cilat luante Billy Zane.

Të dy shqiptarët u arrestuan nën dyshimin e furnizimit me drogë të klasit A. Hadjini u arrestua në lidhje me shkëmbimin e dy kilogramëve kokainë që oficerët kishin vëzhguar muajin e kaluar.

Thomas Scarrett, 28 vjeç nga Bristol, pjesë e grupit të tyre, u arrestua gjatë shkëmbimit të mëparshëm dhe u dënua me gjashtë vjet burg për veprat e furnizimit me drogë në 13 Prill.

Hetuesit më pas kontrolluan automjetin e Ajazit, duke i gjetur edhe një gjysmë kilogram kokainë dhe 2,000 paund cash.

Oficerët kontrolluan garazhin, duke sekuestruar edhe tre kilogramë të tjera kokainë.

Droga vlerësohet 360,000 £ nëse do të shitej në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar.

Të dy shqiptarët u deklaruan fajtorë më 2 Prill.

Hadjini dhe Ajazi u paraqitën dje në gjykatë ku u dënuan përkatësisht me tre vjet 10 muaj dhe pesë vjet e dy muaj.

Autoritet Britanike kanë ngritur me shqetësim edhe faktin se të huaj po kriminalizojnë shoqërinë e tyre.