Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për 19-vjeçarin Jehon Breçani.

Breçani është autori i aksidentit të ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko” në zonën e Kinostudios në Tiranë, ku i këputi këmbën 24-vjeçares, Xhesina Gega e cila ishte duke ecur në trotuar, kur adoleshenti 19-vjeçar e përplasi me shpejtësi me “Benz”-in luksoz AA 888 XX.

19-vjeçari është djali i Erzen Berçanit, ish-drejtuesit të Policisë së Shtetit.

Pas aksidentit, 24-vjeçarja tha se momentin e përplasjes ishte duke pritur në trotuar shoqen e saj pasi kishin planifikuar të takoheshin. E reja iu nënshtrua menjëherë operacionit tek Spitali Traumës.