Shqipëria u trondit mëngjesin e 18 majit kur në të gjitha mediat, lexohej lajmi “15-vjeçarja përdhunohet nga 5 persona”.

5 persona emrat dhe pamjet e të cilëve u bënë të ditura dhe nisën të qarkullojnë në çdo rrjet social, u arrestuan, ndërsa nuk i kanë shpëtuar as gjykimit të qytetarëve dhe personazheve publike. Për disa ditë me radhë, personazhet e njohura dhe jo vetëm, shpërndanë në mënyrë masive fotot e pesë autorëve.

Mos ma vrit fëmijërinë/ Marshim në sheshin

Dojna Mema, Noizy, Kejvina Kthella, Fjoralba Ponari, Graciano Tagani, Arjola Demiri, Bora Zemani e shumë të tjerë kanë shpërndarë fotot e autorëve.Qëndrim mbi ngjarjen ka mbajtur edhe delegacioni i BE-së.

“Delegacioni i BE-së dënon me forcë rastet e fundit të abuzimit seksual të vajzave në Shqipëri. Nuk ka asnjë justifikim për përdhunimin ose ndonjë formë të abuzimit seksual. JO do të thotë JO. Mbroni vajzat në Shqipëri! Drejtësia, policia, shërbimet sociale dhe të gjitha institucionet duhet të veprojnë kundër kësaj dhune të tmerrshme. Përdhunimi është një krim dhe indiferenca vret”, shkruhet në postimin e delegacionit të BE-së.

Protesta për ngjarjen janë zhvilluar dje në Mirditë, dhe në qytetin e Peshkopisë, ndërsa nesër pritet që marshimi i madh të zhvillohet në kryeqytet.

“Mos ma vrit fëmijërinë”, shkruhet në pankartën të cilën e kanë postuar në profilet e tyre jo pak personazhe publike. Nesër në sheshin “Skënderbej”, në orën 12.30 në marshimin e një kauze që i prek të gjithë, sepse fëmijëria nuk preket, as shitet as vritet./ dritare.net

Mos ma vrit fëmijërinë/ Marshim në sheshin