Ish-presidenti i vendit Bujar Nishani gjatë mbledhjes së ditës së sotme të ‘Grupi për PD’, komentoi për qëndrimin e kreut demokrat Lulzim Bashës, ndaj vendimit të SHBA për të shpallur non grata Sali Berishën. Nishani tha se Basha u tregua hipokrit, ndërsa shtoi se lideri demokrat duhet të flasë publikisht se sa ndikim ka pasur Berisha në vendimet që ai ka marrë.

‘Unë kam një histori personale bashkëpunimi me z Berisha. Unë president, z.Berisha kryeministër. Mund të deklaroj kudo dhe para kudo kam konstatuar modelin e z. Berisha është një model ndershmërie dhe institucioalizmi. Unë besoj se kjo çështje do të zgjidhet, por asnjë çështje tjetër nuk do të cenoj marrëdhëniet e shqiptare me Amerikën. Qëndrimi i z Basha ishte hipokrit. Ai u mbështet tek kërkesa për transparencë për këtë çështje çdo qytetar ka të drejtë të kërkojë transparencë, por z.Basha dhe unë e kemi të qartë.

Transparencën duhet ta bëjë Basha, pasi në opinionin publik ka diskutime se është i ndikuar nga z. Berisha në vendimet më të rëndësishme që ka marrë z. Basha në PD. Dhe Basha nuk e ka përgënjeshtruar kurrë këtë çështje. Basha duhet të flasë publikisht a është shantazhuar nga Berisha për të marrë këto vendime apo janë vendime të tij kjo është transparenca që duhet të bëj Basha.’- tha Nishani.