Rama: Nesër mblidhet komiteti për lehtësimin e masave shtrënguese, ambicia jonë do përmbushet.

“Jemi në një situatë optimale në raport me strategjinë dhe planin e veprimit por është shumë e rëndësishme të mos harrojmë që nuk kemi parashikueshmëri të plotë me rrugën drejt daljes nga ky tunel dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Nesër komiteti do të dalë me planin e ri për lehtësim të mëtejshëm të masave. Ambicia jonë për një sezon turistik të lehtësuar do të përmbushet. Nuk ka kohë për pushim dhe jam i vendosur të çelim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik dhe të shmangim të gjitha ato aspekte që e kanë kthyer jetën publike në telenovelë rraskapitëse. Për mua ka shumë më tepër rëndësi sa vaksina kryhen gjatë ditës dhe sa kantieret përparojnë duke përmbushur angazhimet tona dhe mbi të gjitha, jemi duke punuar për mandatin e tretë dhe së shpejti do të dalim përpara shqiptarëve me programin e angazhimeve konkrete në kongresin e 12 qershorit”, tha Rama.

Vijon…