Teuta është kampionia e re e Superligës së Shqipërisë në futboll pasi në xhiron e fundit të kampionatit mposhti me rezultat të thellë 6-1, Apolloninë e Fierit.

Ishte një luftë e ashpër deri në xhiron e fundit për titull ndërmjet Teutës, Vllaznisë, Partizanit dhe Lacit.

​Teuta kampione e Shqipërisë pas 27 vjetësh

Teuta u shpall kampion me 66 pikë, aq sa ka edhe Vllaznia në vendin e dytë që sot e mposhti Lacin në derbin e javës së fundit me rezultat 2-0.

​Teuta kampione e Shqipërisë pas 27 vjetësh

Ndërsa kandidati tjetër për titull Partizani fitoi ndaj me Bylisit me rezultat 3-2. Nga liga kanë rënë Apollonia e Fierit dhe Bylisi kurse në barazh do të luajë Kastrioti.