Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko reagoi për herë të parë në lidhje me çështjen e gazetarit Roman Protasevich. Ai akuzoi perëndimin për fillimin e një “lufte moderne hibride” kundër Minsk dhe e konsideroi reagimin e ashpër të ndërkombëtarëve për incidentin një “provokim të planifikuar”.

Lukashenko tha që avioni mund të ishte rrëzuar sepse po fluturonte mbi një termocentral bërthamor kur u devijua nga qeveria Bjelloruse. BBC shkruan se qeveria bjelloruse se kishte sajuar mundësinë e një kërcënimit me bombë dhe kishte përplasur një Mig-29 për të siguruar uljen e avionit.

Lukashenko është shfaqur i pa penduar për arrestimin e gazetarit Bjellorus Raman Pratasevich dhe të dashurës së tij, Sofia Sapega, pavarësisht kërcënimit të sanksioneve nga perëndimi për atë që është quajtur “pirateri ajrore” dhe një “akt të terrorizmit shtetëror”.

“Nëse do të informohesha se kishte një terrorist në aeroplan, unë menjëherë do të jepja urdhrin që aeroplani të ulej,” tha Lukashenko. Gjatë fjalimit, ai tha se një kërcënim për bombë kishte ardhur nga dikush në Zvicër, duke lënë pas pretendimet e mëparshme nga ministria e tij e transportit se kërcënimi ishte dërguar nga anëtarët e Hamasit (një zëdhënës i Hamasit ka mohuar çdo lidhje me incidentin).

Ai fajësoi perëndimin për fillimin e një “lufte moderne hibride” kundër Bjellorusisë, duke e quajtur vendin e tij një “poligon prove” për fillimin e konfliktit të perëndimit me Rusinë.

“Ata kanë kaluar nga përgatitja e revoltave në mbytjen tonë”, tha Lukashenko, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1994.