Ministri gjerman për Evropën Michael Roth gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama tha se dëshiron që të ketë një raport me respekt të madh mes partisë që qeveris dhe opozitës.

Ndërkohë i pyetur nga gazetarët për një kompromis të mundshëm mes qeverisë dhe opozitës, kryeministri Edi Rama është shprehur optimist. Ai ka thënë se nuk po kërkohet sakrificë e madhe por vetëm një frymë bashkëpunimi për të komunikuar mes partive për  çështjet me rëndësi për integrimin e vendit.

“Një nga gjërat që duhet të bëjmë më mirë është përpjekja për tu marrë vesh me njëri tjetrin për tu kuptuar jo për të rënë dakord. Për ta kaluar fazën e adoleshencës, politike dhe të sherreve pre adoleshentësh që i eksportojmë nëpër botë. Faktikisht kush fiton, fiton prapë por nga ky eksport humbet Shqipëria. “ tha Rama.

“Fitorja jonë dhe humbja e atyre në opozitë është shumë pak. Nuk do presim të na vijnë miqtë të na thonë silluni mirë me njërit tjetrin. S’po kërkon njeri këtu të japi jetën apo të marrim armët të luftojmë me armiqtë. As të bëjmë sakrifica sublime. Por një kërkesë shumë alarmante e kahershme. Por sot po u themi hapni konferencën dhe duhet të tregojmë se ne jemi një vend i maturuar. Se kush flet është edhe opozita. Dhe kur flasim anglisht duhet të jemi shqiptar në radhë të parë  dhe pastaj socialistë dhe demokratë. Besoj që është më e lehtë ta thuash por jam i vendosur që ta bëjë këtë gjë. Nuk na intereson inercia dhe e shkuara. Por kemi qenë të përfshirë në një luftë që ka shkuar edhe në absurd. Përgjegjësit e tha vetëm populli me 25 prill. Këtu të bëjmë gjerat mirë. Kemi miq dhe partnerë. Të bëjnë edhe ata sa munden. Shqipërinë dhe vendet skeptike. Për një moment ishim më të mirët.”