Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure, ku një i ri është mbytur në lumin Mat. Referuar njoftimit zyrtar të policisë, viktima është identifikuar si Valentin Nikolli, 22 vjeç, banues në Milot. Ai dyshohet se gjatë peshkimit me shokët e tij te ura e Zogut, aksidentalisht ka rënë në lumë dhe e ka marrë rrjedha.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe skuadra e palombarëve e Repartit Special RENEA, të cilët kanë filluar kërkimet për gjetjen e 22-vjeçarit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po pyesin në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, shokët e Nikollit që kanë qenë bashkë me të, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.

Në lumin Mat, në territorin e njësisë administrative Zejmen, në vendin e quajtur “Ura me harqe”, shtetasi V. N., 22 vjeç, banues në Milot, dyshohet se gjatë peshkimit me shokët e tij, aksidentalisht ka rënë në lumë dhe e ka marrë rrjedha.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe skuadra e polumbarëve e Repartit Special RENEA, të cilët kanë filluar kërkimet për gjetjen e 22-vjeçarit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po pyesin në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, shokët e shtetasit V. N. që kanë qenë bashkë me të, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë