Një kontejner i dyshuar si i hapur dhe me mungesë të sasisë së ngarkesës së deklaruar është bërë shkak për shoqërimin e disa punonjësve të policisë kufitare, degës së doganës dhe task-forcës permanente të ngritur në portin e Durrësit.

Menjëherë janë vënë në lëvizje strukturat hetimore, ku është bërë dhe sekuestrimi i kamerave të sallës operative për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Dyshohet që brenda kontejnerit ku janë kryer ndërhyrje të jashtme të këtë patur lëndë narkotike, ndërkohë që nuk dihet se kujt kompanie i përkiste.

Autoritetet kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në port dhe po kryejnë verifikime për të parë personat që kanë ndërhyrë në kontejner dhe e kanë hapur atë.

Trafikimi i lëndëve narkotike të llojit kokainë me ngarkesa me fruta ekzotike është bërë një mënyrë e zakonshme për grupet kriminale.

Vetëm në vitin e fundit janë zbuluar disa raste me sasi të madhe kokainë në porositë me banane që vijnë nga Amerika Latine.