Blogerja e famshme, Armina Mevlani e cila tashmë prej disa vitesh njihet si partnerja e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha është gjithmonë në qendër të mediave rozë.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku së fundmi i ka dhënë mundësinë ndjekësve të bëjnë pyetjet që dëshirojnë. Padyshim edhe këtë herë ato nuk kanë kaluar pa u vënë re nga mediat.

E pyetur si i ke raportet me Sali Berishën dhe a takoheni shpesh, Armina ka dhënë një përgjigje tej pozitive.

“I kemi shumë të mira. Takohemi shumë shpesh dhe e vlersoj shumë për kulturën dhe dijen e tij”, ka shkruar ajo.

Gjithashtu, Armina është pyetur: “A është e vështirë marrëdhënia me një partner i cili ka patur një martesë dhe fëmijë më parë?”

Edhe këtë herë blogerja është përgjigjur hapur: “Në jetë asgjë nuk është si në përralla, rëndësi ka që dashuria të jetë e fortë. Përsa kohë është ashtu këto nuk quhen me probleme, përkundrazi unë fëmijët e partnerit i dua shumë”.