Nesër do të mbërrijnë në Shqipëri edhe 11 700 vaksina Pfizer. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Rama përmes një postimi në “Facebook”.

Përmes një video-mesazhi, Rama thekson se deri tani janë kryer në total mbi 770 mijë vaksina për qytetarët mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike.

“Me vaksinimin e punonjësve të transportit publik, ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 770 MIJË vaksinime për qytetarët mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike,. Nesër priten sërish 11,700 doza vaksinash Pfizer, për të vijuar pa u ndalur me kalendarin e vaksinimit anticovid. #ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Rama.