Në datën 9 qershor, ditën e mërkurë, në orën 10:00 do të mbahet seanca e posaçme plenare për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Kujtojmë se ditën e premte Komisioni Hetimor miratoi raportin për shkarkimin e Presidentit Meta , pas një hetimi të bërë me indicien dhe kërkesën e 49 deputetëve socialistë.

Sipas këtij raporti, Presidenti Meta duhet shkarkuar nga detyra, sepse gjatë fushatës dhe ditën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit shkeli rëndë Kushtetutën me një deklaratash dhe veprimesh Zëdhënësi i Presidentit nga ana tjetër tha pas kësaj se parlamenti njëpartiak po mundohet me sulmet ndaj të largojë vëmendjen nga krimet zgjedhore të 25 prillit.

Njoftimi nga Konferenca e Kryetarëve:

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Konferenca vendosi që seanca plenare  për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, të zhvillohet në datën 9 qershor, ditën e mërkurë, në orën 10:00.

Konferenca e Kryetarëve u zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik (Cisco Webex).