Një 16-vjeçare greke ka denoncuar sesi një burrë i panjohur për të tentoi ta merrte në makinë. Mediat greke raportojnë se e mitura nga Sykies, Selanik ishte duke shkuar për në shkollën e saj, kur një panjohur u përpoq ta bindte atë që të hipte në makinën e tij. Lidhur me ngjarjen ka nisur hetimi.

“16-vjeçarja mori autobusin për të shkuar nga shtëpia e saj në shkollë. Ajo zakonisht merr autobusin e linjës 18 por sot nuk e kapi dhe mori autobusin e linjës 28 . Ndalesa më e afërt për shkollën e saj është stacioni “Kokora” , në rrugën Andrea Papandreou, në zonën e Sykea.

Ajo zbriti nga autobusi dhe u drejtua për në një kafene për të pyetur se si të shkonte në shkollë. Duke iu drejtuar një burri në moshë mesatare, ajo pyeti se në cilën mënyrë duhet të ndiqte për të arritur Shkollën e Mesme Profesionale, ku ajo studionte. Ai i sugjeroi që ajo të shkonte me makinë. Studentja refuzoi, por ai këmbënguli, duke thënë:”Ti je një vajzë e bukur, më lër të të marr. Vajza u largua pa vazhduar bisedën,” thuhet në raport.

Sapo hyri në një rrugicë, duke lëvizur në shkollën e saj, zbuloi se burri që kishte takuar më parë në kafene po e ndiqte me makinën e tij. Ai iu afrua asaj dhe nga dritarja e hapur e automjetit të tij i tha: ” Hyr brenda dhe më lejo të të çoj në shkollën tënde”. Vajza e frikësuar u kthye në kafene ku kishte takuar për herë të parë burrin e panjohur dhe prej andej thirri babanë e saj.

Babai i 16-vjeçares shkoi në vend dhe më ngriti një padi kundër një personi të panjohur për incidentin. Oficerët e policisë që ndërmorën hetimin kanë në duar materialin nga kamerat e sigurisë që tregon fytyrën e burrit të panjohur. Ata po përpiqen të zbulojnë identitetin e tij. Babai i studentes gjithashtu postoi një fotografi nga kamerat e sigurisë në profilin e tij në Facebook.