Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Dunicë, Njësia Administrative Trebinjë.

Sipas informacioneve, 42 vjeçari Kledjan Çollaku po përballej me një situatë të rënduar psikologjike pasi kishte kaluar Covidin më shunë se 2 javë më parë.

Njerëz që e njihnin konfirmuan se atij i ishte fiksuar në kokë se do vdiste nga ajo që kaloi dhe duket se rëndesa psikologjike e ka çuar në vetvarje. Mësohet se ata nuk kishin probleme ekonomike apo të tjera që mund ta çonin 42 vjeçarin babain e një fëmije të vogël në aktin fatal.