Drejtoria Kufitare dhe e Emigracionit në Portugali (SEF) ka ndaluar një shqiptar dhe një shtetase të huaj me 27 maj në Aeroportin e Lisbonës pasi po përpiqeshin të hynin në Mbretërinë e Bashkuar me dokumente false.

Në një deklaratë nga SEF,  kombësia e  gruas nuk është bërë ende e ditur. Të dy personat  po përpiqeshin të kalonin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, përmes Lisbonës. Ata u arrestuan gjatë kontrollit kufitar kur po përgatiteshin të hipnin në një avion që do të fluturonte nga Bristol, për në Mbretërinë e Bashkuar.

Drejtoria e Kufirit në Lisbonë, arriti të kapte të dy shtetasit bazuar në informacionin  e homologëve të  huaj