Ditën e sotme në Shqipëri janë kryer 4,674 vaksina anti-Covid. Në total që nga fillimi i pandemisë janë kryer 796,586 vaksinime, ndërsa pritet që brenda këtij muaji të imunizohen 1 milionë shqiptarë.

Sot në vendin tonë numri i të infektuarve ishte më i ulëti që prej më shumë se një viti. Vetëm një rast në Tiranë dhe në Lezhë u konfirmua sot dhe nëse shifrat do të vijojnë të jenë në këto nivele, duket se do të kemi më në fund një verë ‘kovid-free’.