Dy raste të lisë vdekjeprurëse të majmunit janë konfirmuar në Mbretërinë e Bashkuar, një ditë më parë.

Duke dhënë një deklaratë për shtyp mbi trajtimin e pandemisë së Covid-19, ministri britanik i Shëndetësisë Matt Hancock rastësisht njoftoi se po merrej me një shpërthim të këtij virusi të rrallë.

Ai nuk dha detaje se sa pacientë ishin infektuar ose nëse virusi po përhapej në Britani së bashku me Covid-19.

Instituti i Shëndeti Publik në Uells më vonë konfirmoi se ishin vënë re dy raste të lisë. Të dy pacientët vinin nga e njëjta shtëpi në Uellsin Verior por nuk u dhanë detaje për moshën ose gjininë e tyre. Vetëm njëri po trajtohet ende në spital.

Zyrtarët shëndetësorë gjithashtu nuk zbuluan në cilin vend çifti kishte marrë virusin, por lija e majmunit gjendet kryesisht në Afrikën Qendrore dhe Perëndimore.

Pacientët u infektuan në fillim të majit dhe tashmë ishin vetëkarantinuar për shkak të udhëzimeve të kufizimeve të Covid-19.

Pas Covid-19, një tjetër virus vdekjeprurës shfaqet në

Sëmundja e rrallë tropikale, e cila shkakton simptoma të ngjashme me gripin dhe flluska në lëkurë, shkaktohet nga një virus i përhapur nga majmunët, minjtë, ketrat dhe gjitarët e tjerë.Mund të përhapet midis njerëzve përmes kontaktit lëkurë në lëkurë, kollës dhe teshtimave, si dhe duke prekur çdo rrobë ose shtrat të pisët.

Transmetimi nga njeriu në njeri është i pazakontë, dhe virusi nuk përhapet aq lehtë sa Covid-19.

Deri në 10% e njerëzve që sëmuren nga lija majmunit do të vdesin dhe shumica e vdekjeve nga virusi ndodhin në grupmosha më të reja, sipas njoftimit të OBSH-së.

Virusi është dukshëm më i rëndë se koronavirusi, me rreth një në 10 që vdes dhe pothuajse të gjithë të infektuarit kanë simptoma, duke e bërë më të lehtë izolimin e tyre.

Për Covid-19, rreth një në 100 njerëz mendohet se vdesin nëse infektohen dhe vetëm rreth dy të tretat e njerëzve kanë simptoma, domethënë shumë njerëz marrin virusin dhe e përhapin atë pa e kuptuar.