Një person i paidentifikuar është gjetur i mbytur në rezervuarin e Gjançit, në Korçë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 11:13 të ditës së sotme. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur identifikimin e trupit e viktimës.

Sakaq trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ndërsa pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar edhe shkakun e vdekjes.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 13.06.2021, rreth orës 11:13, në rezervuarin e Gjançit, në Korçë, është konstatuar i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për identifikimin e trupit të pajetë si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.