Presidenti i Kosovës, Aleksandër Vuçiç ka mbajtur një konferencë për mediat një ditë pas takimit me Albin Kurtin në Bruksel

Një ditë pas rinisjes së dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç me anë të një konference për mediat ka zbuluar detaje të reja të takimit.

Presidenti serb ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit duke thënë se ai kishte ardhur me qëllim të vetëm për të mos bërë dialog.

“Ata që erdhën në emër të palës së Prishtinës donin të na detyronin të largoheshim nga biseda. Gjithçka që ata bënë, kërkuan dhe donin të shmangnin dialogun,” tha Vuçiç

Edhe pse në Kosovë është sqaruar se kryeministri Kurti nuk ka krahasuar Vuçiçin, Odaloviçin e Angjelkoviçin, me Joseph Goebbels, Rudolf Hess e Hermann Goering, por vetëm faktin që këta që janë në pushtet në Serbi sot, është ngjashëm sikur ata të ishin në pushtet në Gjermani edhe pas Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë Vuçiç thotë se nuk është penduar me fjalët që i ka thënë kundër Kurtit.
“Ndoshta nuk duhet të kisha reaguar në atë mënyrë, mbase e fyeva Kurtin , por unë u përgjigja në një mënyrë më brutale dhe nuk mund të them se u pendova, isha i befasuar që dikush mund të përdorte një fjalor të tillë”, shtoi ai.
Ai thotë se Kurti e përsëriti rrëfimin dhjetë herë dhe se ai e përsëriti “kur do njihej Kosova”, dhe kur mori përgjigjen për atë – “Asnjëherë”.

“Kurti mendoi se ne duhet të pranonim atë që thanë ata,” tha Vuçiç

Siç thotë Vuçiç, “është krijuar një atmosferë e pamundur dhe dialogu është i pamundur. Nuk është e mirë për ne sepse kjo lloj mendjelehtësie mund të çojë në përshkallëzimin e problemit në Kosovë.”

“Unë jam krenar për sjelljen e delegacionit serb. A e ekzagjerova – është e mundur dhe do të shoh se ndoshta në të ardhmen do të përpiqem të ul tonin tim dhe të mos reagoj ndaj provokimeve në atë mënyrë,” thekson Vuçiç.