Pak përpara takimit, Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe Presidenti rus Vladimir Putin u bashkuan me diplomatët e tjerë, Sekretarin e  Shtetit të SHBA-së Antony Blinken dhe Ministrin  e Jashtëm rus Sergey Lavrov.

Putini falënderoi homologun e tij të SHBA-së që ndërmori “iniciativën për t’u takuar”.

“E di që keni bërë një udhëtim të gjatë dhe keni shumë punë ”, tha Putin. “Ende marrëdhëniet e SHBA-së dhe Rusisë janë  të tensionuara dhe të dyja vendet kanë ende shumë kanë çështje që duhet të diskutohen në nivele të larta dhe shpresoj që takimi ynë të jetë produktiv,” shtoi ai.

Biden ishte i buzëqeshur ndërsa Putin fliste.