Prokuroria e Tiranës bëri publike detaje nga hetimi i sulmeve kibernetike ndaj portalit qeveritar e-Albania dhe sistemit TIMS. Sipas prokurorisë, pas nisjes së hetimit në 19 korrik, prokuroria ka evidentuar një profil në dy rrjete të ndryshme sociale me qendër jashtë Shqipërisë, që i përkiste autorëve dhe bashkëpunëtorëve të sulmit kibernetik.

Me vendim të prokurorisë, është urdhëruar sekuestrimi i kësaj llogarive dhe dy rrjetet sociale përkatëse kanë reaguar duke mbyllur aksesin e këtyre dy llogarive. Por, sipas prokurorisë, për shkak të pamundësisë së aksesit, autorët e sulmit kibernetik kanë hapur një faqe tjetër, që u përdor për të shpërndarë mesazhe të ndryshme në lidhje me sulmin e kryer apo publikimin e të dhënave që janë vjedhur.

Në lidhje me të njëjtin hetim, prokuroria ka dërguar një sërë letër porosish për ndihmë juridike në disa shtete. Zyrtarisht prokuroria njofton se janë identifikuar të dhëna të ndryshme të nevojshme për hetimin për të cilat po punohet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët.