Autoritetet në Greqi kanë dhënë detaje rreth hetimeve që u kryen për më shumë se një muaj lidhur me vrasjen e britanikes Caroline Krauts si dhe detajet që i çuan tek bashkëshorti i saj Babi Anagnostopoulos.

Në një konferencë për mediat, Drejtori i Sigurisë Petros Tzeferis tha se metoda e përdorur nga policia ishte ndërtimi i një marrëdhënieje besimi me bashkëshortin e viktimës.

Më tutje, drejtoresha e laboratorëve të forsenikës Penelope Miniatis deklaroi se shumë të rëndësishme për hetimin ishin të dhënat digjitale nga aparatet celulare dhe ora si dhe dëshmia e Anagnostopoulos .

Të dhënat e para të rëndësishme erdhën nga laboratorët e toksikologjisë nga Universiteti i Athinës që treguan se shkaku i vdekjes ishte mbytja.

Detajet që bënë policinë të dyshonte tek piloti 32-vjeçar:

Babis kishte shenja në këmbë e duar nga lidhja, por ato mezi dukeshin. Ishte gjithashtu e pazakontë që qeni u gjet i varur. Sende të tilla si kamera e sigurisë, ora inteligjente e viktimës dhe telefoni i burrit u dërguan në laboratorë. Ne nuk mund të  zbulonim praninë e personave të tjerë brenda shtëpisë.

Ekzaminimi i provave digjitale na tregoi shenja të lëvizjes së objekteve, veçanërisht telefonit celular të burrit, në kohën kur ai na kishte thënë se ishte i lidhur. Kjo na tregoi një përfshirje të mundshme të burrit. E studiuam me kujdes.

Gjatë diskutimit fillestar me të, ai e solli diskutimin në marrëdhëniet që kishte me viktimën, me fëmijën e tij, por edhe me drejtuesin e ekipit që kishte marrë përsipër çështjen.

Na tha që nuk donte të mashtronte, por donte që të qëndronte jashtë burgut për të qëndruar me fëmijën e tij. Ai na tha se gjithçka ndodhi pas konfliktit që pati me gruan. Ai theu dritaren, vrau qenin, thirri policinë dhe u lidh.