Trageti i linjës Ankona-Durrës ka mbërritur 3 orë e gjysmë me vonesë në portin detar të Durrësit. Shkak i kësaj vonese ka qenë një pasagjer shqiptar i tragetit,i cili nuk është ndjerë mirë gjatë lundrimit ku pësoi atak kardiak.

Në këto kushte trageti ka ndaluar në mes të detit, ku kapiteni i tragetit ka njoftuar helikopterin italian të ndërhyrjes së shpejtë, të cilët kanë marrë pasagjerin shqiptar dhe e kanë dërguar në Itali për kurim. Pas marrjes së pasagjerit të sëmurë, trageti ka vijuar me itinerarin e tij drejt Portit të Durrësit ku ka mbërritur me 3 orë e 30 minuta vonesë.