Gjashtë shokë, të gjithë IT nga Franca, kishin vendosur të shihnin ndeshjen mes Francës dhe Portugëlisë, që u luajt mbrëmjen e djeshme dhe u mbyll me shifrat 2-2 në “Puskas Arena”, Budapest, Hungari.

E theksova mirë vendin sepse tifozët në fjalë kishin shkuar në Bukuresht, Rumani. Gjeografia me siguri nuk ka qenë pika e tyre më e fortë në shkollë dhe ata kishin ngatërruar kryeqytetet dhe kishin prerë biletat e avionit në vendin e gabuar.

Në fund ata arritën në stadiumin e Bukureshtit dhe aty kuptuan se ishin në vendin e gabuar, 500 milje larg stadiumit të Budapestit. Ata folën për mediet dhe u shprehën se nuk kishin udhëtuar kurrë në këtë pjesë të Europës dhe nuk i njihnin mirë shtetet dhe qytetet.

Në fund ata e pëlqyen Rumaninë dhe vendosën të mos udhëtojnë për të kapur ndeshjen mes Francës dhe Portugalisë. Tashmë që Franca u kualifikua në vendin e parë në grup, mund të themi se këtyre tifozëve u buzëqeshi fati.

Ata do e zgjasin pak më shumë udhëtimin e tyre dhe do presin katër ditë, derisa Franca të sfidojë Zvicrën në fazën e 1/8-ave pikërisht në “National Arena” të Bukureshtit. Gjysma e së keqes. Me siguri vajtja e tifozëve në Bukuresht ka qenë ogur i mirë për Francën.