Personazhe të shumta nga bota e televizionit kanë reaguar për ngjarjen tragjike të ditës së sotme ku një familje u shua, pas një aksidenti të rëndë në aksin Fier-Vlorë. 4 pjesëtarë të një familjeje, mes tyre dy fëmijë humbën jetën, pasi makina e tyre u godit nga një automjet ku ishin disa të rinj, të cilët lëviznin me shpejtësi marramendëse.

E fundit nga figurat publike që reagoi për këtë tragjedi është gazetarja Iva Tiço. Përmes një postimi në Instastory gazetarja bën thirrje që t’i shkohet pas kësaj çështjeje, të ndiqet edhe paraja e të riut 22-vjeçar, sepse me siguri pas saj fshihen shumë vepra penale.

“Çfarë trishtimi të shohësh makinën poshtë ku u shua një familje. Dhe çfarë mllefi ndjen çdokush kur sheh makinën e vrasësit 22-vjeçar. Ndiqni paranë se me siguri ka dhe shumë vepra penale që fshihen pas saj. Më e pakta prindër që llastojnë fëmijët pa tru me makina që s’i kontrollojnë dot e më pas me siguri u blejnë dhe lirinë.”, shkroi gazetarja./K.C./dritare.net

Iva Tiço: Pas djemve vrasës ka baballarë që i