Disa dokumente sekrete rreth kalimit të anijes luftarake britanike në ujërat e Krimesë një javë më parë, janë gjetur në një stacion autobusi në Kent.  Ministri britanik i mbrojtjes ka nisur hetimet pas zbulimit, në një stacion autobusi në Kent.

Në një deklaratë të publikuar në mediat sociale, ministria britanike  konfirmoi se dokumentet janë gjetur nga një qytetar i cili i ka dorëzuar në zyrën e objekteve të humbura. Deklarata përfundonte me fjalinë se do të ishte e papërshtatshme të jepeshin detaje të tjera.

Mes dokumenteve ka dhe disa vlerësime për rrezikun e reagimeve agresive nga ana e Rusisë pas kalimit para Krimesë së anijes britanike të luftës. Pas zbulimit, të cilin zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse e cilësoi si provokimin e radhës, duket se Londra ka përllogaritur rrezikun duke konfirmuar gjithsesi misionin përballë rajonit të aneksuar nga Moska, për të dhënë një sinjal politik.

Pas incidentit, ministria e jashtme ruse kërkoi në takim ambasadoren britanike, të cilës iu dorëzua një notë zyrtare proteste