Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Mit’hat Havari referuar ngjarjeve të fundit kriminale ka treguar eksperiencën e tij se si vepronte 20 vite më parë.

Havari thotë se kur bandat zotëronin Shqipërinë, ai dilte vetë në terren dhe kontrollonte automjetet edhe pse ishte drejtor.
Ai thekson se njëherë i shpëtoi një ‘peshk i madh’, zyrtar i lartë drejtësie që shoqërohej nga një kriminel superkiller të cilin më pas e vrau vetë krimi.

Havari tregon gjithashtu një tjetër rast, kur një ministër i ndërhyu për shkak se i kishin kapur vëllain një deputet të opozitës së kohës duke vjedhur një makinë.
Ish-drejtuesi sqaron se kur kupto veprën që kishte kryer i vëllai i deputetit i cili është edhe sot e kësaj dite deputet në parlament, i tha shefit të komisariatit ti vendosë prangat.

”Shkon me pushime dhe ndërkohë plumbi i bandave të pakontrolluara të marrin jetën tëndë, të njeriut të familjes, përderisa s’ka ndryshim, mund të ndodhë edhe tek ne.
Dëgjova çuçin, thotë këto gjëra ndodhin edhe andej. E kanë si formulë.
Nuk po goditet krimi sipas jush?
Për mua jo, kjo qeveri u bë 8 vite, po sigurisht kjo është trashëgimi. Këta e kanë lëshuar, nuk janë të zotë. Janë të lidhura, nuk është vetëm Policia që krijon qetësi absolute, lidhen me ekonominë ato, me administratën shtetërore, me pronat, si shezllonet, që është bërë gjithë ajo propagandë nga kryeministri, dhe asgjë. Përderisa armët janë sheshit, Policia nuk bën asgjë.
ja u kujtova radhën e kaluar, thashë që jam shumë krenar që atëhere ishin bandat dhePolicia kontrollonte çdo makinë në Tiranë. Dilja unë vetë, më ka shpëtuar një peshk i madh. Ishte i shoqëruar nga një kriminel. Ishte i drejtësisë, me një superkiller, ndaloj makinën me një benz të vjetër, zbriti çalë çalë, gjithë ai burrë u bë urrë. Ishim tek komisariati nr.2. Nuk e njihja atë, këta timit e njihnin.
Nuk e kap dot në dorë ai, janë shefat e komisaraiteve që ta ulin apo ngrenë reputacionin. Drejtori i Tiranës është honorifik. Unë dilja vetë në terren. Ju them unë. Këta bëhen urë vajzë, ai është bërë urë atë ditë, i turpëruar para meje, para trupës së Policisë.
Unë nuk e njihja fare atë tipin, ka vdekur, nuk merrem me atë. Tani njerëzit edhe sajojnë, por përderisa ai zbriti këtu plotësohet episodi. Më hta prokurori ti e ke lëshuar.
Ai tjetri nuk e njihja, ishte i botës së krimit dhe u vra nga krimi. Ai zbriti, s’kishte arsye. Isha në kontroll, isha vetëm në krye të operacionit. Bëja kontrolle spontane, të mbaja rendin në këmbë. Këta flenë, rrinë nëpër zyra, nuk bëhet puna nëpër zyra. S’jemi në ato kushte.
Sigurisht, kërkesa e llogarisë, duhet të ketë autoritet absolut drejtori. Ka dy lloje emërimesh këtu. Në Europë ka meritokratike, këtu ka meritokratike dhe partitokratike. Meritokratikja nuk ekziston.Gjithë emërimet janë partitokratike, të partisë mëmë. Unë isha rast i veçantë.
Unë s’kam qenë as i atyre apo i këtyre. Nuk kam guxuar të më ndërhynin në punët e mia, asnjëherë. Njëherë më ndodhi me një ministër, për një vëllain e opozitës së kohës për makinë të vjedhur.
U interesova, prangat i thashë, letrat në Prokurori. Vëllai i një opozite të kohës, sot është. S’po merrem me të. Vite të shkuara, dy dekada. Më tha shiko se është vëllai i atij. Nuk e di do pyes. Mora në radio, e bëra publike, se e dëgjojnë të gjithë. E di unë është njeri negativ, është deputet. Nuk kam respekt për atë, është i përgojuar fuqishëm, ka shumë probleme.
Ja kanë vjedhur vëllait tënd tha, po është vëllai tënd, sikur tia kishte marrë vëllait tënd. Ndërkohë më mori ky tipi, është llafazan shumë, pastaj i dhashë një ultimatum edhe e mbylli.”- tha Havari.