Ish kryeministri, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar një deklaratë përmes së cilës kishte lejuar varrosjen e vëllait të tij, Luanit.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se përmes një letre të tillë ka lejuar varrosjen e vëllait të tij në Has.

“…Me dëshirën time të lirë dua ta varrosë trupin e vëllaut tim Luan Haradinaj në varrezat e fshatit Vlahën të Rrethit të Hasit”, thuhet në letrën e publikuar nga Haradinaj.

Në një rrëfim të tij në librin, “Rrëfimi për luftën dhe Lirinë”, i autorit Bardh Hamza, Haradinaj kishte përshkruar momentin kur është afruar tek trupi i vëllait të vdekur.

Ndër të tjera ai thekson se të pajetë e ka mbajtur për katër orë mbi supe vëllain e tij derisa e dërguan në fshatin Vlanë, aty ku ishte varrosur.