Kryeministri Edi Rama është takuar gjatë sesionit të 69-të të asamblesë së përgjithshme të OKB-së me politikanin e njohur amerikan, Henry Kissinger.

Rama ka ndarë në rrjetin e tij social foto gjatë takimeve me liderët e tjerë të vendeve pjesëmarrëse në këtë sesion, ku po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

“FotoALBUM nga disa takime në Nju Jork, ku pata privilegjin e një bisede miqësore me legjendën e politikës së jashtme amerikane, Henry Kissinger”, shkruan Rama.