Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i rëndë që tronditi Greqinë, ku piloti 32-vjeçar mbyti bashkëshorten e tij 20-vjeçe, Caroline, në sy të foshnjës 11-muajshe.

Avokati i nënës së Carolinës, ka zbuluar disa informacione të reja për ngjarjen e rëndë.

Sipas tij, 10 ditë para vrasjes, nëna e Caroline i kishte dhënë dhëndrit të saj, Babis Anagnostopoulos, një shumë prej 20 mijë eurosh. Kjo deklaratë vjen pas dëshmisë së pilotit 32-vjeçar në burg, i cili pretendoi se kishte paguar për arkivolin e 20-vjeçares.

Avokati i familjes fatkeqe, Thanassis Harmanis tha se piloti jo vetëm që kërkoi 2,200 euro për arkivolin, por edhe 2,000 euro për transportin e trupit të Caroline në Alonissos.

Gjithashtu e ëma e Caroline pretendon se ajo i ka dhënë pilotit 32 vjeçar 20.000 euro 10 ditë para se ai të vraste vajzën e saj.

“Sa i vlefshëm është pretendimi i një burri që për 37 ditë detyroi autoritetet të kërkonin 3 grabitës që mbytën nënën e fëmijës së tij dhe qenin e tyre? Talenti i pashembullt i aktrimit solli lotët në sytë e njerëzve me ndjeshmëri”, tha avokati.