Një çift të moshuarish në Greqi janë gjetur të pajetë në apartamentin e tyre në Kallithea. Që ata nuk jetonin më u mor vesh vetëm pasi në zonë kishte filluar të përhapej era e trupave të tyre që kishin nisur të dekompozoheshin.

Rasti është duke u hetuar nga policia, e cila u kontaktua nga fqinjët e të moshuarve pasi nga banesa e tyre nisi të binte era e fortë. Pas ndërhyrjes, policia gjeti të pajetë bashkëshortët, të moshës mes 60-70 vjeç. Sipas raportimeve, policia nuk ka konstatuar gjurmë të hyrjes me forcë në banesë.

Tashmë pritet që një ekzaminim mjeko-ligjor të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së çiftit.