29 vjecarja Ardita Muça nga Shkallnuri i Durrësit ndërroi jetë në banesën e saj 5 ditë pas lindi fëmijën e saj të dytë. E reja kishte lindur foshnjën me operacion në spitalin e Durrësit në datën 30 qershor dhe në 3 korrik ishte kthyer në shtëpi. Të afërm të 29 vjeçares tregojnë se mbrëmjen e së hënës ajo ra në tokë pa ndjenja, menjëherë pasi kishte konsumuar ujë.

U nda me motrën dhe shkoi me pirë ujë. E lamë se thonë që është mirë të ecë pak nga operacioni. Ra direkt në tokë. I iku gjuha. I jepsha frymë, por nuk kisha çfarë i bëja asgjë, e kuptova, pasi mori një ngjyrë tjetër, u nxi, u zverdh, nuk ishte ajo” tha ajo.

Familja e Ardites pretendon se vdekja e saj është shkaktuar nga neglizhenca dhe pakujdesia e mjekëve. Ndaj i është drejtuar policisë edhe me një kallëzim. “Denoncuam Migena Priftin e ka ndjek gjatë shtatzënisë. Ajo nuk i ka dhënë hollues gjaku. Vajza pësoi trompozë. Migena Prifti të futet në burg. Presim ekspertizën” tha ajo.

Familjarët thanë në polici gjatë deklarimeve të tyre për ngjarjen se autoambulanca mbërriti vonë dhe pa pajisjet e duhura për një lehonë. Sipas tyre, ekipi mjekësor kërkoi ndihmë nga një mjek i specializuar, i cili erdhi më pas. Famijarët pretendojnë se oksigjeni i bombolës në autoambulancë kishte mbaruar gjatë rrugës për në spital.

Ata citojnë mjekët e spitalit t’u kenë thënë se 29 vjeçarja mbërriti me rrahje zemre, por mungesa e oksigjenit kishte nxjerr trurin jashtë funksionit. Policia e Durrësit në njoftimin zyrtar thotë se 29 vjecarja mbërriti pa shenja jete në spitalin e Durrësit në orën 20:00 të së hënës. Shkaqet  e vdekjes së saj do të zbulohen  përmes ekspertizës mjeko-ligjore.