Regjistrohen dy rastet e para me variantin e Coronavirusit “Delta” në Shqipëri.

rastet janë konfirmuar tashmë në qarkun Gjirokastër. Mësohet se një rast, është ai i një studentje nga Përmeti e cila kishte ardhur nga jashtë pasi ishte me studime.

Bëhet fjalë për një studentë të ardhur nga jashtë vendit një ditë më parë, nga fshati Asim Zeneli, e cila ka shfaqur komplikacione dhe simptoma te ngjashme me atë te tipit indian te virusit Corona.

Ndërsa rasti i dytë është shënuar në Përmet te një 45-vjeçar, i cili kishte ardhur nga jashtë. Të dy rastet trajtohen në regjim shtëpiak dhe deri tani gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar, ndërkohë që pritet përgjigja e analizave nga Anglia.