Strehimi vijon të mbetet një problem shqetësues për pushtetin vendor i cili pavarësisht programeve dhe nismave të marra nga qeveria sërish nuk arrin t’i përmbushë kërkesat.

News1.al realizoi një vëzhgim në  bashkinë e Korçës ku vuri re se edhe pse këtë vit Ministria e Financave ka vënë në dispozicion të bashkive 300 milion lekë në total për t’i ardhur në ndihmë target-grupeve vunerabël, bashkia Korçë ende nuk ka parashikuar një fond konkret për investime në buxhetin e vitit 2021, ndërkohë që sipas programit buxhetor afatmesëm vendor 2020-2022, ka parashikuar zero lekë në tre vite për strehimin social dhe jep vetëm informacion mbi pagat e stafit që mbulojnë këtë program.

Gjithashtu edhe pse në këtë bashki rezulton një numër i lartë i familjeve që kërkojnë subvencione për strehim, në mbi  2700 të tilla, nuk bëhet i ditur se sa është numri i personave të asistuar përgjatë vitit, sikurse nuk tregohet as buxheti i planifikuar për vitin 2021.

E pyetur nga News1.al Eva Tare, nga Zyra Rajonale e Komisionerit të Mbrojtjes së Drejtave të njeriut dhe Diskriminit në Korçë, njëkohësisht dhe aktiviste e shoqërisë civile tregon mbi stiuaten aktuale ku shprehet se :

“Nëse shohim të gjitha skemat nga pamja e jashtme janë të qarta dhe sociale ku një pjesë e familjeve janë të përfshira në to, por pjesa dërmuese nuk mund të përfshihen sepse ka disa kritere .Po të marrim banesat me kosto të ulët ose kredi të butë, kushti kryesor janë të ardhurat gjë që nuk përmbushet nga anëtarët e komunitetit sepse janë të papunë ose punojne pune te padeklaruara ,në të zezë Kjo i penalizon ata.Ndersa përsa i përket restaurimit të banesave, aplikimet janë të shumta por shumë pak janë përfitues sepse shumica e familjeve nuk kanë dokumente të rregullta cka nenkutpon mungesë tapi shtëpie si shtëpia e përbashkët me familjarët e tjerë “ , rrëfen ekspertja  Eva Tare.

Kështu panorama e përgjithshme që ofrohet nga mbeshtetja e instuticioneve përkatëse ndihet të ketë një përmiresim në hartimin e projekteve që vijnë në ndihmë por mungesa e transparencës dhe problematikave burokratike sjellin si pasojë që këto projekte ende të jene të pandjeshme në përmiresimin e kushteve të jetesës së familjeve në nevoje.