Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca pas një takimi të zhvilluar me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka theksuar se ka zhvilluar me Bashën një diskutim të gjatë.

Sipas Sorecës  në fokus të bisedës së tyre, ka qenë situata aktuale politike pas zgjedhjeve të 25 prillit, integrimi i Shqipërisë në BE, si dhe Reforma në Drejtësi.

“Diskutim i gjatë sot mes ambasadorit të BE në Tiranë dhe kreut të PD, Lulzim Basha. Në funksion të legjislaturës së re, ku opozita do të luajë një rol vendimtar, ne shkëmbyem mendimet mbi situatën aktuale politike pas zgjedhjeve, integrimin në BE, median dhe Reformën në Drejtësi”, shkruan ambasadori Soreca.