Pas rreth 2 orësh, kryeministri Sali Berisha ka vendosur që të mbyllë protestën duke paralajmëruar se kjo do të jetë opozita më e fortë që ka parë vendi që nga viti 1991.

Ndër të tjera theksoi se herën tjetër do të ketë program protestash dhe me bindje tha se nuk do t’i pengojë asgjë për të zbuluar të gjitha lidhjet e tmerrshme të Edi Ramës me krimin.

“Në rast se Shqipëria është rrokullisur në këtë mënyrë, përgjegjësi pa asnjë diskutim, ka dhe udhëheqja e shkuar e opozitës, e cila në asnjë rrethanë nuk dha shembullin dhe nuk priu për të ngjallur shpresën dhe besimin tek qyt shqiptarë. Kjo kohë merr fund. Ju e patë, një protestë e thirrur në 48 orë. Herë tjetër program protestash. Asgjë nuk do na pengojë për të zbuluar të gjitha lidhjet e tmerrshme të Edi Ramës me krimin”, tha ai.

I pyetur se cili do të jetë synimi final, Berisha tha:

“Cilido të jetë drejtimi i PD atë e përcaktojnë anëtarët e saj. Një gjë është e sigurt, që sot PD e rithemeluar në vlerat e saj, është një shumicë e jashtëzakonshme, është grupacioni më i lirë i kësaj toke që nuk e përkul dot dhe nuk e mposht dot asgjë. Është revolucion i pandalshëm.”