Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, i arrestuar nga SPAK për korrupsion, do të qëndrojë në burg. Vendimi u dha pasditen e së enjtes nga Gjykata e Posaçme.

Kutojmë se Tushe dhe zyrtarët e tjerë u arrestuan me urdhër të SPAK, pasi akuzohen se kanë shpërdoruar me detyrën për një tender të dhënë ndaj një kompanie, pa iu referuar procedurave.

Një ditë pas arrestimit, ai u shkarkua si kryebashkiak nga kryeministri Edi Rama.

Prokurorët e SPAK kanë dyshime të forta se ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe e ka shpërdoruar detyrën disa herë, jo vetëm duke favorizuar miqtë e tij për të fituar tendera, por edhe duke abuzuar me pasuritë publike.

Arrest me burg

-Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë (i shkarkuar) -Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë -Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk -Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk -Gazmend Çela, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës -Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës -Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Në arrest shtëpie

-Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës -Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës -Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës -Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Përgjimet

Fatos Tushe del në përgjime me një biznesmen të quajtur Ismail Blliku, i cili kishte ndërtuar pa leje, por nuk ishte raportuar si i tillë, pasi kishte ndërhyrë kryebashkiaku i Lushnjes. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Tushe në telefon Bllikut: Mirë, mirë, i thuaj që kam folur me telefon me kryetari, dhe telefoni…të thashë unë më duket….ky telefon nuk është për këto lloj bisedash, merre rrugën, ja ku është Shegasi dhe hajde më thuaj mua këtu, telefoni nuk është për këto lloj biseda…hajd Blliku: Dakord, dakord Fatos Tushe: Hajt

Punonjësit e bashkisë: Uaa do na marrë SPAK-u në pyetje…

Punonjësit e bashkisë, mes tyre dhe juristja alarmohen edhe më tepër kur në zyrë iu vjen një shkresë nga SPAK.

Blerta Turku: Uaa do na marrin në pyetje ata të SPAK..e di si jam bërë? Punonjësi: Çfarë thua?! Për çfarë?! Blerta Turku: Për atë dosjen që morën..e di si jam bërë? Se vetëm ne që kemi vendosur kriteret do na pyesin..uaa do na marrë SPAK-u në pyetje?