Ishte 27 qershori 1997, kur bota e sportit u trondit nga kafshimi i veshit të Evander Holyfield nga Mike Tyson. Boksieri maroken, Youness Baalla, donte ta imitonte “Iron Mike” në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Gjatë ndeshjes së raundit të 1/8 finale (pesha e rëndë ) kundër David Nyika, përfaqësues i Zelandës së Re, Baalla reagoi tepër i irrituar nga ecuria e ndeshjes.

Në një moment u përpoq të kafshonte mollëzën e faqes, bashkë me veshin, të kundërshtarit! Nyika reagoi menjëherë dhe iu ankua gjyqtarit, i cili nuk e ndërpreu ndeshjen, por pa e sanksionuar boksierin maroken.

David Nyika's opponent Youness Baalla appears to bite the Kiwi boxer.

Në fund, boksieri nga Zelanda e Re e fitoi duelin, duke deklaruar: “Unë nuk mendoja se do të kasha probleme me të. Ai u përpoq të më kafshonte afër veshit…, por ndoshta thjesht mori si shpërblim aromën time të djersës.

Tensioni i betejës mund të sjellë më të mirën dhe më të keqen nga njerëzit. Kjo është pjesë e sportit. Unë nuk kam asgjë përveç respektit për kundërshtarin tim, mund ta vlerësoj zhgënjimin që duhet të ketë ndjerë. Ju lutemi mos e zgjatni dorën, nëse nuk keni asgjë të bukur për të thënë”.