COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 3628 testime, 31 raste të reja dhe 14 të shëruar në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë kryer 3628 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 31 qytetarë, në këto bashki:

Shtatë raste në Elbasan, nga 6 raste në Tiranë, Lezhë, 3 në Kukës, 2 në Korçë, nga 1 rast në Shkodër, Fier, Has, Gjirokastër, Sarandë, Dimal, Kuçovë.

Aktualisht janë 269 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 13 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,166 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 31

Të shëruar në 24 orë 14

Të shtruar në spitale 13

Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 3628

Testime totale 885,728

Raste pozitive 132,922

Raste të shëruara 130,166

Raste Aktive 300

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 104

Elbasan 40

Kukës 32

Lezhë 29

Vlorë 27

Durrës 17

Fier 16

Shkodër 13

Berat 9

Korçë 9

Gjirokastër 4