Një tërmet shumë i fortë ka goditur Alaskën orët e para të ditës së sotme. Lëkundja sizmike ishte me magnitudë 8.2 ballë të shkallës Rihter dhe u regjistrua shumë pranë Sandpoint, Aleutians East, Alaska, në SHBA.

Sipas mediave të huaja është dhënë edhe një alarm për cunami por ai u anulua më pas nga autoritetet.

Tërmeti kishte thellësia 43 kilometra dhe konsiderohet me cekëti të atillë që ka rreze të lartë ndjeshmërie.

Tërmetet e cekëta ndihen më fort sesa ato më të thella pasi janë më afër sipërfaqes.

Pat Bronson, kryebashkiak i Kodak, qyteti më i madh në Alaskë, tha se ky ishte tërmeti më i fuqishëm që nga viti 1960.

Dy tërmete të tjera 6.2 dhe 5.6 ballë.pasuan atë më të fuqishmin.

Në videon më poshtë janë regjistruar momentet e tmerrshme të tërmetit të fortë.

https://youtu.be/EcVtpMYQsbQ