FIER- Është vënë nën hetim mjekja 36-vjeçare në Lushnje e cila akuzohet se ka lëshuar certifikata vaksinimi pa e bërë vaksinën kundrejt përfitimit monetar.

Sipas policisë specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, proceduan penalisht shtetasen E. N., pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Po nga këto struktura, pas denoncimit në njësinë Antikorrupsion, u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre” dy punonjës të AKU Fier, konkretisht shtetasit:
M. K., 48 vjeç, banues në Fier dhe D. S., 33 vjeçe, banuese në Fier, të dy me detyrë inspektorë terreni pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Dega Rajonale e Qarkut Fier.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin, me veprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën duke mos mbajtur aktet e konsatimit gjatë kontrollit të ushtruar në datat 13.09.2021 dhe 14.09.2021 në subjektin e shtetasit E. M.