Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka sekuestruar ne bashkepunim me Drejtorine Vendore te Policise Tirane, nje numer te madh pasurish me vlere miliona euro shtetasit Dritan Beti dhe personave te lidhur me te. Sekuestrimi eshte bere pas hetimit te kryer nga ku eshte arritur te vertetohet se shtetasi Dritan Beti eshte denuar per vepren penale te Trafikimit te lendeve narkotike ne Itali, nga Gjykata e Ankones.

Eshte arritur te zbulohen e me pas te sekuestrohen pasuri te paluajteshme dhe te luajteshme  si apartamente, makina etj. Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane vijon hetimet e metejshme ne lidhje me rastin por dhe per raste te tjera me qellim kryerjen e veprimeve te duhura ne hetimin e veprave penale qe lidhen me pastrimin e parave dhe zbatimin e ligjit Antimafia.

Vijon…