Real Madridi këmbëngul për yllin francez dhe fillon të punojë për ta siguruar Kylian Mbapé si transferim falas pas një viti. Sulmuesi francez, këmbëngul “Marca”, nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën që skadon me PSG më 2022, por synon ta nderojë atë deri në fund.

Madje, tashmë ia ka komunikuar këtë vendim klubit dhe trajnerit. Një situatë nga e cila të bardhët janë gati të përfitojnë, aq sa tashmë i kanë dërguar lojtarit një propozim mjaft joshës, nëse arrin me parametra zero: 40 milionë euro për nënshkrimin dhe 25 milionë euro çdo sezon.

Në fund të fundit, Reali po punon pikërisht për të krijuar vend në listën e pagave për Mbappé. Nga shitja e Varane klubi do të mbledhë midis 45 dhe 55 milionë eurove, përveçse kursen 20 milionë në vit nga paga e tij.

Florentino Perez backs Real Madrid to win Erling Haaland race

Gjithashtu, Ceballos, Odegaard dhe Jovic duket se janë në rrugën e lamtumirës, me klubin që shpreson të gjejë një zgjidhje për lojtarët si Bale, Marcelo dhe Isco, të cilët nuk përshtaten më në planet teknike dhe kanë rroga të mëdha.

“Marca” shkruan se në kokën e presidentit Perez nuk është vetëm Mbappé. Nëse për ndonjë arsye, sigurimi i shërbimeve të sulmuesit francez dështon, “Los Blancos” do të marrin direkt Haaland, për të cilën klauzola prej 75 milionë eurosh do të aktivizohet në verën e vitit 2022.

Nëse Mbappé arrin me parametra zero, nuk mund të përjashtohet mundësia që Reali të blejë edhe norvegjezin për të kompozuar një sulm atomik.